Premier League – Arsenal starton me fitore sezonin e ri

Home » Premier League – Arsenal starton me fitore sezonin e ri

Arsenal ia doli të fitonte 2-0 përballë Crystal Palace, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premier League. Trajneri i “topçinjëve”, Mikel Arteta tha se ekipi i tij u shfaq “i uritur” në fushën e lojës dhe se mentaliteti i lojtarëve është ai i duhuri.

Crystal Palace iu desh gati e gjithë pjesa e parë e takimit, që të përshtateshin me ritmin e vizitorëve, të cilët dominuan pjesën më të madhe të 45-minutëshit të parë. Të motivuar dhe nga tifozeria vendase, “shqiponjat” u munduan pak nga pak të futeshin në lojën e tyre, por pikërisht në këtë second erdhi goli i parë i Arsenal. Ishte pikërisht Gabriel Martinelli, i cili në minutën e 20’ të sfidës i dha avantazhin të tijëve. Martinelli u bë kështu lojtari i parë brazilian që shënon golin e parë në një sezon të Premier League.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 1-0 ndërsa Palace përmirësoi ndjeshëm lojën në 45 minutat e dyta. Të zotët e shtëpisë u hodhën në kërkim të golit të barazimit, por fatkeqësisht Guéhi dërgoi topin në portën e tij në minutën e 85’, duke i dhënë kështu avantazhin e dyfishtë kundërshtarëve. Me vetëm 5 minuta të mbetura, Arsenal kishte siguruar tashmë një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm.

Në përfundim të takimit, Mikel Arteta u shpreh:

“E kam pasur këtë ndjesi prej disa javësh, që kur lojtarët filluan ndeshjet para-sezonale. Ata janë gati, duken të uritur, me një mentalitet fitues. Skuadra erdhi këtu për të luajtur në mënyrën e vet, ishim dominantë, ishim kërcënues dhe shumë të mprehtë që prej fillimit. Më pas kur e ndjemë presionin, ia dolëm të përballeshim mirë me të.”

Mbetet të shohim nëse Arsenal do t’ia dale të ruajë startin pozitiv në Premier League dhe në javët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.